Bajerni i Mynihut surprizon në merkato, kampionët e Gjermanisë arrijnë marrëveshjen me mbrojtësin holandez

Dalej Blind do të nënshkruajë kontratën e tij të re me Bajernin e Mynihut. Vizitat mjekësore tashmë janë prenotuar dhe mbrojtësi holandez pritet t’i nënshtrohet së shpejti.

32-vjeçari holandez do të jetë një lojtar i klubit gjerman deri në fund të sezonit. Ai refuzoi dy oferta të ardhura nga Spanja dhe Belgjika, vetëm për të qenë në dispozicion të kampionëve të Bundesligës.

Holandezi në fakt ka mbërritur pak çaste më parë në Mynih për të kryer testet përkatëse mjekësore. Marrëveshja 6-mujore do të jetë pa të drejtë rinovimi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *