“Nuk ka ftohtë ky?…Është shqiptar si unë”, momenti kur Erdogan heq shallin pas batutës së Ramës!

Batutat e kryeministrit Edi Rama nuk munguan as gjatë takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Nisur nga temperaturat e ulëta në kryeqytetin turk, Erdogan sapo pa Ramën të dalë nga automjeti ka pyetur në mënyrë gazmore këshilltarin e tij shqiptar Sabri Demirin nëse kryeministri kishte ftohtë. Pasi këshilltëtari, i cili ishte pa pallto njësoj si Rama afrohet, ky i fundit i thotë që edhe Sabriu është shqiptar prandaj nuk ka ftohtë. Më pas, Erdogan heq shallin e tij dhe bashkë me Ramën vazhdojnë drejt Presidencës.

Pjesë nga biseda:

Erdogan: Sabri, a nuk ka ftohtë?

Rama: Sabriu nuk ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë.

Erdogan: E çfarë të bëjmë tani?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *