Rithemelimi nuk voton për amnistinë penale Bardhi: Ne do vazhdojmë aksionin!

Rithemelimi nuk do të votojë për amnistinë penale. Pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit, Gazment Bardhi tha se drafti s’ka qenë konsensual.

Ai tha gjithashtu se aksioni i opozitës do të vijojë në Kuvend, ku nuk ka pasur një seancë plenare normale, pasi deputetët e Rithemelimit kanë krijuar kaos me zhurmë e flakadanë.

“Amnistia është kthyer në një akt jo transparent, në një akt që secili në mënyrë të fshehtë dhe heq sipas interesit të tij. Ne para muajsh jemi në një veprim brenda Kuvendit dhe ky veprim do të vijojë.

Amnistia është një akt humanizmi, duhet të qëndrojë larg sherrnajave mazhorancë-o vend, ka qenë një akt konsensual, por s’ka patur asnjë procedurë konsensuale për të dalë me një draft të përbashkët”, tha Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *