Nuk do ta besoni arsyen pse Kanye West pranoi të divorcohet menjëherë nga Kim Kardashian

Reperi i njohur amerikan Kanye West, ka rënë dakord që të divorcohet nga bashkëshorja e tij Kim Kardashian. Kërkesa për divorc e vitit 2021 e Kim Kardashian ndaj ish-bashkëshortit të saj, Kanye West duket se do të finalizohet së shpejti. Së fundmi, reperi ka zgjedhur një nga avokatët më të mirë në Hollywood, për të zgjidhur përfundimisht ligjërisht divorcin e tij.

Epo, Kanye e paska një arsye të fortë. Së fundmi, reperi i njohur u fotografua duke u puthur me modelen e njohur Juliana Nalú jashtë një studioje në Los Angeles. Në disa foto që po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshja u panë shumë pranë njëri-tjetrit dhe në një moment ndajnë një puthje pasionante.

Çifti i ri kishin zgjedhur të visheshin me të zeza, duke u kombinuar me njëri-tjetrin. Ata janë parë edhe më herët në shoqërinë e njëri-tjetrit, në një përpjekje të West për të larguar vëmendjen nga deklaratat e tij të bujshme.

Megjithëse burimet thanë se West po përpiqet të largohet nga komentet antisemite dhe raciste, ai ritheksoi pretendimet e tij gjatë një interviste të fundit me Piers Morgan. Kur Morgan e pyeti reperin nëse ishte penduar për deklaratat e tij, ai u përgjigj: “Jo. Absolutisht jo.” Më pas ai shtoi se ishte plotësisht i vetëdijshëm se komentet e tij ishin raciste, por u qëndronte atyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *