Kim Kardashian ‘shpëton’ prej Kanye West? Reperi merr vendimin e rëndësishëm

Kërkesa për divorc e vitit 2021 e Kim Kardashian ndaj ish-bashkëshortit të saj, Kanye West duket se do të finalizohet së shpejti. Ndonëse prej kohësh nuk janë me njëri-tjetrin, madje kanë pasur edhe lidhje të tjera gjatë kësaj kohe, Kim dhe Kanye në letra rezultojnë të martuar.

Së fundmi, reperi ka zgjedhur një nga avokatët më të mirë në Hollywood, për të zgjidhur përfundimisht ligjërisht divorcin e tij.

Ndërsa ish-çifti kanë rënë dakord se si të ndajnë pasurinë e tyre, nuk ka asnjë tregues se ata arritën në një marrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm, e cila mund të jetë një betejë e vështirë për Kardashian.

Ndonëse gjatë kësaj periudhe, reperi dhe ylli televiziv kanë funksionuar mirë në rolin e bashkë prindërimit, West i tha Tucker Carlson në fillim të këtij muaji se ai nuk është i gatshëm të bëjë “kompromis” kur bëhet fjalë për arsimimin e fëmijëve të tij.

Reperi i “Donda” dhe ylli i “The Kardashians” janë grindur për muaj të tërë se ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, me reperin që sugjeron që fëmijët të studiojnë në shkollën e tij private, akademia “Donda”.

Megjithatë, Kardashian ka hezituar t’i dërgojë fëmijët e tyre në shkollën misterioze të West, e cila ende nuk është akredituar nga Shoqata Perëndimore e Shkollave dhe Kolegjëve.

Themeluesja e “Skims” aktualisht ka kujdestarinë e fëmijëve të tyre 80% të kohës dhe thuhet se ka ndërprerë komunikimin me babain e tyre për shkak të deklaratave të tij në mediat sociale.

“Ata kanë pasur zero komunikim prej disa javësh dhe i gjithë komunikimi në lidhje me oraret e fëmijëve tani koordinohet përmes asistentëve”,- u shpreh një burim i brendshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *