Njoftim nga DPSHTRR/ Kolaudimi i makinave, ndiqni këto 5 hapa

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka informuar qytetarët mbi mënyrën si bëhet aplikimi për rezervimin online të një orari për Kolaudimin.

Përmes një  postimi në facebook, DPSHTRR sqaron se rezervimi bëhet përmes seksionin “Makina ime” në e-Albania dhe në këtë mënyrë shmanget qëndrimi i ndenjes në radhë të gjata për të bërë të mundur Kolaudimin e mjetit.

Hapat që duhet të ndiqni:

Postimi i plotë i DPSHTRR

Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë, normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!

Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit.

Hyni përmes faqeve: www.e-albania.alwww.dpshtrr.gov.al

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *