Njoftim i rëndësishëm nga Kakavija/ Ja dokumentat që ju duhen për udhëtimin drejt Greqisë!

Të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin drejt Greqisë duhet të kenë me vete formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anti-Covid i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Njoftimi vjen nga autoritetet doganore greke në Kakavijë. Në çdo rast, testet anti-Covid njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-Covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *