Një “normal” nuk bëhet President! Respekt kush refuzon ofertën

Nga Edi Oga

Të të bëjnë President të vendit tënd, është detyra më e lartë dhe nderi më i madh që mund t’i bëjnë një individi, por jo në Shqipëri!

Në Shqipëri, sidomos pas vitit 2008, figura e presidentit ka pësuar një inflacion të paevitueshëm, pasi atë e ka pjellë ‘mitra’ e politikës, e cila në zhargonin popullor gëzon reputacion të keq!

Kërkohet një president ‘normal’!

Cila është norma?! Përkufizimi i normës?!

Si mund të jetë ‘normal’ një njeri i cili duhet të pëlqehet njëkohësisht nga Rama, Berisha, Kryemadhi, Kim dhe të çmendur të tjerë?! (sipas kutit tim për normalët dhe të çmendurit)

Si mund të jetë ‘normal’ njeri që duhet të jetë mbi palët por zgjidhet nga palët, aq më keq nga një palë e vetme?!

Ai apo ajo që do të emërohet President, nuk do të jetë ‘normal’, pavarësisht se çdokush e di veten etalon të normalitetit. Mund të jetë njeri i shkëlqyer, por një president banal!

Respekt për burrat dhe gratë që do të refuzojnë ofertën për t’u emëruar President!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *