Një mundësi për Kinën?/ Afganistani “pasuri përrallore”: ‘Fle’ mbi 1 trilionë dollarë minerale!

Rënia e shpejtë e Afganistanit në duart e luftëtarëve talebanë, dy dekada pasi Shtetet e Bashkuara pushtuan vendin ka shkaktuar një krizë te thelle humanitare e mijëra vetë po përpiqen të largohen nga vendi.
Kjo situatë ka hedhur nje dritë të re edhe mbi pasurinë e madhe minerale të pashfrytëzuar të vendit, burime këto që mund ta transformonin krejtësisht ekonominë e tij, thotë CNN. Afganistani është një prej shteteve më të varfra të botës. Por në vitin 2010, zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe gjeologët zbuluan se ai “fle” mbi depozita minerare me vlerë gati 1 trilione dollarë.

Rezerva hekuri, bakri dhe ari janë të shpërndara në të gjithë vendin. Ekzistojnë gjithashtu minerale të rralla e, ndoshta më e rëndësishmja, edhe ajo që mund të jetë një nga depozitat më të mëdha të pashfrytëzuara të litiumit në botë – një përbërës thelbësor, por i pakët i baterive të rimbushshme dhe teknologjive te tjera, kërkesa për të cilin sa vjen e rritet. “Afganistani është një nga rajonet më të pasura me metale të çmuara tradicionale, por edhe metalet e nevojshme për ekonominë në zhvillim të shekullit 21”, thote Rod Schoonover, themelues i Ecological Futures Group.

Nxjerrjen e një pjese të tyre tyre në të kaluarën e pengoi shumë mungesa e infrastrukturës dhe thatësirat e mëdha, megjithate mbetet i lartë interesi për to i disa vendeve si Kina, Pakistani e India të cilat mund të vendosin të angazhohen në Afganistan për këtë qëllim, pavarësisht kaosit që e ka pushtuar.

Edhe para se Presidenti Joe Biden të njoftonte se do të tërhiqte trupat amerikane nga Afganistani në fillim të këtij viti, duke vendosur terrenin për kthimin e kontrollit të talebanëve, perspektivat ekonomike të vendit ishin të errëta.

Që nga viti 2020, rreth 90% e afganëve jetonin nën nivelin e varfërisë të përcaktuar nga qeveria prej 2 dollarë në ditë, sipas një raporti të Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit Amerikan të botuar në qershor. Në profilin e saj të fundit të vendit, Banka Botërore tha se ekonomia mbetet “e formuar nga brishtësia dhe varësia nga ndihma”.

“Zhvillimi dhe diversifikimi i sektorit privat kufizohet nga pasiguria, paqëndrueshmëria politike, institucionet e dobëta, infrastruktura e papërshtatshme, korrupsioni i përhapur dhe një mjedis i vështirë biznesi,” tha në mars.

Një mundësi për Kinën?

Projektet e mbështetura nga shteti të motivuara pjesërisht nga gjeopolitika mund të jenë një histori tjetër. Kina, udhëheqësja botërore në minierat e tokave të rralla, tha të hënën se “ka mbajtur kontakte dhe komunikim me talebanët afganë”.

“Kina, fqinji, po fillon një program shumë domethënës të zhvillimit të energjisë së gjelbër,” tha Schoonover. “Litiumi dhe tokat e rralla janë deri tani të pazëvendësueshme për shkak të dendësisë dhe vetive fizike. Këto minerale janë një faktor në planet e tyre afatgjata.”

Nëse Kina ndërhyn, Schoonover tha se do të kishte shqetësime në lidhje me qëndrueshmërinë e projekteve minerare duke pasur parasysh historinë e Kinës.
“Kur minierat nuk bëhen me kujdes, mund të jenë ekologjikisht shkatërruese, gjë që dëmton segmente të caktuara të popullsisë pa shumë zë,” tha ai.

Sidoqoftë, Pekini mund të jetë skeptik për bashkëpunimin në nisma me talebanët, duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e vazhdueshme dhe mund të përqëndrohet në rajone të tjera. Khan vuri në dukje se Kina ishte djegur më herët, pasi më parë ishte përpjekur të investonte në një projekt bakri i cili më vonë ngeci.
“Unë besoj se ata do t’i japin përparësi gjeografive të tjera në zhvillim / kufirit shumë përpara Afganistanit të udhëhequr nga talebanët,” tha partneri i RK Equity, Howard Klein, i cili këshillon investitorët për litium.

/Burimi: CNN/ përshtati në shqip Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *