‘Një birrë të lutem, por jo për ta pirë!’ Do ju nevojitet me vete kur shkoni në plazh!

Sfida e përvershme është: Si të nxihemi shpejt në pak ditë?

Në fakt, siç edhe e dini, duhet pasur shumë kujdes me rrezet e diellit pasi ato mund të dëmtojnë lëkurën dhe mund të shkaktojnë edhe djegie të cilat shpesh mund të rezultojnë edhe fatale.

Por përveç kremit (të cilin nuk duhet ta neglizhojmë kurrë) tashmë është e ditur se pjepri dhe karota janë të njohura për përmbajtjen e lartë të betakarotenit dhe mund të ndihmojnë në nxirjen e trupit pa ua dëmtuar atë.

Një ‘aleat’ i fortë i karotës dhe pjeprit është edhe birra. Po, po! Birra! Dhe në këto kushte, nëse keni në plan të ikni në plazh, mos harroni birrën!

 

Si ta përdorësh?

Në fakt është shumë e thjeshtë. Pasi të jeni lyer me kremin e diellit me SPF të lartë, që e ritheksojmë nuk duhet ta harroni KURRË, pas disa minutash mund ta lyeni trupin me birrë (nuk është e rëndësishme marka). Por kujdes! Nuk duhet ta teproni me sasinë e birrës që do përdorni sepse mund të shkaktoj djegie.

Efektet e nxirjes së lëkurës do t’i kuptosh menjëherë pas pak orësh kur lëkura ka filluar të marrë ngjyrë të theksuar.

 

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *