Nis sot turi i 80-të çiklistik

“Turi i 80-të i çiklistit të Shqipërisë” një aktivitet i përvitshëm dhe shumë i rëndësishëm për çiklistët jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vende të tjera të botës do të nisë ditën e sotme.

Aktiviteti çiklistik, ku marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues, përfshin 5 etapa garash me itinerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare.

Rrugët që do të bllokohen

Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ky tur përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga akset rrugore kombëtare. Ndërkohë, në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.

Etapa e parë nis më datë 22.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë – Elbasan – Dushk – Lushnjë. Në kthim ndiqet i njëjti itinerar, për të përfunduar në Krrabë, në orën 16:30;

Etapa e dytë nis më datë 23.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë –Elbasan – Lushnjë dhe përfundon në qendër të Elbasanit, në orën 17:00;

Etapa e tretë nis më datë 24.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan – Lushnjë – Fier dhe përfundon në Vlorë, në orën 16:15;

Etapa e katërt starton më datë 25.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin Lungomare, Vlorë – Fier – Mbrostar Ura, Fier – Levan – Tepelenë dhe përfundon në Permet, në orën 18:30;

Etapa e pestë starton më datë 26.05.2023, në orën 10:00, me itinerarin qendra e Përmetit –Tepelenë – Levan dhe përfundon në Fier, në orën 13:00.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *