Pastrimi i shtëpisë ju mban në formë njësoj si palestra

Pastrimi intensiv i shtëpisë mund të bëjë që zemra juaj të rrahë aq shumë sikur të jeni duke u ushtruar intensivisht në palestër. Shërbimi i pastrimit të shtëpisë Homeaglow vendosi të testojë se sa shumë djersitemi kur pastrojmë. Ai u kërkoi 10 pastruesve profesionistë që të pastronin nga pesë shtëpi secila.

Eksperimenti zbuloi se kur pastronin në mënyrë profesionale një shtëpi të përbërë nga një dhomë gjumi, një banjë, një kuzhinë dhe një dhomë ndenjeje, pastruesit digjnin një mesatare të  prej 830 kalorish.

Kjo është e barabartë me një strëvitje për më shumë se 1 orë dhe 30 minuta për një person mesatar.

Por nëse po pastroni një shtëpi “me madhësi mesatare” me tre dhoma gjumi, dy banja, një kuzhinë dhe një dhomë ndenjeje, në fakt mund të digjni rreth 1,311 kalori. Nga katër dhomat, kuzhinat rezultuan se digjnin më shumë kalori për t’u pastruar, të barabartë me vrapimin për rreth 40 minuta rresht.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *