Nikolla dënon sulmin me armë ndaj “Top Channel”

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka dënuar sulmin me armë ndaj televizionit “Top Channel”. Ajo ka kërkuar veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese.

“Sulmi me armë ndaj TV kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë  është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese.

Solidaritet për TV “Top Channel” dhe ngushëllime familjes Kola. Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale!” – u shpreh Nikolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *