Breshëri plumbash në drejtim të “Top Channel” dhe shtëpisë së “Big Brother”, humb jetën një person (Emri)

Të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 1:00 pas mesnate, në drejtim të godinës së Top Channel në Mëzez në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisht të plagosur rojen e këtij institucioni,  i cili ka ndërruar  jetë rrugës për në spital. Viktima është identifikuar nga policia si Pal Kola, 60 vjeç.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Mjaftoi një prej tyre që të linte të vdekur në vend, 60-vjeçarin Pal Kola, i cili mori një plumb në trup. Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizonit Top Channel.

Njoftimi i policisë: 

“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *