“Nënë Tereza nuk ishte shqiptare”, historiani bën deklaratën e fortë: Ajo përdorej nga CIA dhe Vatikani

Historiani Olsi Jazexhiu ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka thënë se Nënë Tereza nuk është shqiptare. Në një intervistë në ‘Ora News’, ai tha se ekzistojnë shumë libra në perëndim që tregojnë se ka qenë një projekt i Vatikanit dhe CIA-s për të projektuar bamirësinë e njeriut të bardhë mbi popujt hindu dhe ata muslimanë.

Jazexhi: “Nënë Tereza nuk ka qenë shqiptare, por vllahe sipas Aurel Plasarit. Ka shumë libra në perëndim që tregojnë se ka qenë një projekt i Vatikanit dhe CIA-s për të projektuar bamirësinë e njeriut të bardhë mbi popujt hindu dhe ata myslimanë.

Nuk mund të bëhem si Endri Fuga dhe të them se njeriu më i mirë që kemi është Edi Rama. Edi Rama është sundimtari i Shqipërisë, një njeri i dhunshëm që na takson dhe na mbyll me dhunë në emër të virusit. Pas nja 20 vitesh në rri në pushtet, atë mund ta shpallin shenjtor. Detyra e një historiani është që të tregojë se si ka qenë e vërteta”, tha Jazexhiu.

Nënë Tereza ka lindur në 26 gusht të vitit 1910 dhe u nda nga jeta në 5 shtator 1997. Ajo ishte një murgeshë katolike, misionare shqiptaro-indiane dhe fituese e çmimit Nobel për paqe. Pasi jetoi në Maqedoni për 18 vjet, ajo u shpërngul në Irlandë e më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.

Tereza tha: “Nga gjaku, unë jam shqiptare. Nga nënshtetësia, jam indiane. Me anë të besimit, unë jam një murgeshë katolike. Sa i përket thirrjes sime, unë i përkas botës. Sa i përket zemrës time, unë i përkas plotësisht zemrës së Jezusit”. Ajo fliste rrjedhshëm pesë gjuhë: bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindi. Ajo bëri udhëtime të rastit jashtë Indisë për arsye humanitare. Në vitin 1991 Nënë Tereza u kthye në Shqipëri për herë të parë, duke hapur një shtëpi të Misionarëve të Bamirësisë në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *