Nënë e bir të rrëmbyer në Bon, zbulohet vendodhja tyre

Një javë më parë policia gjermane u vu në alarm pasi dyshohej se një grua shqiptare dhe fëmija e saj 3 vjeç ishin rrëmbyer në Bon nga një makinë tip ‘Audi’ me ngjyrë të bardhë. Menjëherë efektivët nisën hetimet dhe dyshues kryesor kishin ish-bashkëshortin e shqiptares, Blerim K., 39 vjeç, pasi mendohej se ishte organizatori i rrëmbimit. Por historia ka marrë një kthesë, pasi nëna dhe djali i saj janë gjetur nga policia në Kosovë.

Në kuadër të masave të hetimit të gjerë kriminal, nga policia e Bonit, gruaja 34 vjeçare Nasibe K., dhe djali i saj 3 vjeçar Beni, janë gjetur nga policia lokale në Kosovë të hënën (14.06.2021). Nuk kishte indikacione për një rrezik aktual ose dëmtim të dy personave lidhur me këtë rast. 34-vjeçarja, për të cilën ishte thënë se ishte futur kundër vullnetit të saj në makinë, në Meckenheim, ka deklaruar se po qëndronte në Kosovë vullnetarisht.

Ky informacion është konfirmuar nga vetë gruaja e cila ka raportuar me telefon në policinë e Bonit pasditen e kaluar. Në këtë thirrje telefonike dhe në një thirrje pasuese me video, ajo u kishte dhënë dy detektivëve informacione për vendndodhjen e saj aktuale në Kosovë, ku po qëndronte vullnetarisht te një pjesëtar i familjes.

Hetimet nga policia dhe zyra e prokurorit publik në Bon lidhur me dyshimin për heqje të lirisë janë ende në vazhdim sepse ndërkohë, kishte indikacione për autorë të mundshëm. Por, vetë ndjekja është ndërprerë sepse vendndodhja e gruas tani dihet

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *