Ndodh edhe kështu! Ben Affleck refuzohet nga një vajzë në rrjetet sociale

Video e postuar nga një vajzë, Nivine Jay, u bë virale në Tik Tok. Ajo ndau me ndjekësit e saj eksperiencën me rrjetin Raya, i cili është një aplikacion takimesh me pagesë, ku marrin pjesë edhe anëtarë të industrisë kinematografike.

https://www.youtube.com/watch?v=wvOsVjVFBXM

Në videon e Nivine lexohet mbishkrimi: “Duke menduar për kohën kur u përshtata me Ben Affleck në Raya dhe mendova se ishte profil i rremë, kështu që unë e fshiva atë dhe ai më dërgoi një video në Instagram”.

Aktori i Batman V Superman shihet më pas në një video në Instagram duke folur drejtpërdrejt në kamera, e u përpjekur të konfirmojë identitetin e tij dhe e pyet vajzën: “Nivine, pse më shkëpute? Jam unë”.

Burimi i lajmit: DailyMail. Përshtatur nga: Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *