Ndërtesa prej “ari”/ 3.5 mln euro jep ministria e Mbrojtjes për ndërtim hangari

Nga Dea Dervishi

Ministria e Mbrojtjes me në krye Niko Peleshin kanë çelur ditën e sotme një tender  3.5 milionë Euro për ndërtimin e një hangari për helikopterë, në Bazën Ajrore Farkë.

Ajo që bije sy është shifra teje e fryrë për ndërtimin e një ndërtesë.

Sakaq, dorëzimi i ofertave mbyllet në fund të muajit dhe në maj pritet që të shpallet fituesi për të nisur ndërtimin e hangarit prej ari.

Ministria e Mbrojtjes synon që të ndërtojë një hangar të ri për strehimin e helikopterëve UH60 “Black Hawk” që mbërrijnë këtë shtator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto helikopterë do të strehohen në bazën ajrore të Farkës.

Pyetjet që lindin janë:

  • A është bërë studimi i tregut në vend që kanë arritur në këto shifra?
  • Cilat shifra janë marr për bazë nga INSTAT?

Shtimi në forcën ajrore të Shqipërisë edhe me dy Black Hawk, helikopterët kryesorë të përdorur në ushtrinë amerikane u bë i ditur pak kohë më parë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Këtë vit shpresojmë që do të fillojmë ndërtimin e flotës ajrore te helikopterëve “Black Hawk”. Dy të parët tashmë të kontraktuar, të paguar dhe pritet vetëm lëvrimi, do të vijnë këtë vit, në vjeshtën e këtij viti. Ndërkohë që kemi nisur kërkesat edhe për 4 të tjerë” tha Peleshi në Janar./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *