Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kutelit

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta vajza e shkrimtarit të njohur Mitrush Kuteli.

Mësohet se Atalanta Pasko vuante nga një sëmundje e rëndë.

Atalanta Pasko ka lindur më 23 Prill 1951 në Tiranë. Pasko ishte redaktore filmash, e njohur për veprat: Nusja dhe shtetërrethimi (1978), Gjeneral gramafoni (1978) dhe Në fillim të verës (1975).

Kush ishte Atalanta Pasko

Ajo ka lindur më 23 Prill të vitit 1951 në Tiranë. Familja e saj e kishte origjinën nga Çamëria. Ai nisi punën në moshën 21-vjeçare në Kinostudio “Shqipëria e re” në montazg. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë si “Dhuruesit e jetës” dhe Higjienë” me regji të Mit’hat Fagut.

Pasko ka bërë montazhin e mbi 20 filmave artistikë si “Gjeneral gramafoni”, “Nusja dhe shtetrrethim”, “Radiostacioni”, “Apasionata”, “Fushë e Blertë, fushë e Kuqe”, “Treni niset në shtatë pa pesë

Babai i saj Mitrush Kuteli është mjeshtri i realizimit magjik, rrëfimtar i shkëlqyer, përkthyes i majave të letërsisë botërore; njëherësh edhe studiues dhe financier me kontribute të mëdha për ngritjen e Bankës së Shqipërisë dhe zhvillimin e monedhës kombëtare

Kuteli lindi me 13 shtator 1907 në Pogradec, ku mori dhe mësimet e para. Studimet e mesme i kreu në Selanik, në Shkollën Tregtare rumune (1921-1928); U diplomua në Bukuresht, më 1931 dhe më 1934; mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare, me vlerësimin më të lartë.Në Rumani ka qenë funksionar në Ministrinë e Financave; drejtor i Bankës Nacionale të Rumanisë dhe i Bankës së Çernëucit. Mbrojti të drejtat e Rumanisë në kundërshtim me interesat e “aleatit gjerman dhe për pasojë e mobilizuan në ushtri dhe e dërguan ne frontin e Lindjes. Arriti të kthehet në Shqipëri në shtator të vitit 1942, dy javë pasi kishte ndërruar jetë nëna e tij. Punoi pranë shoqërisë SASTEB, e pas shtatorit 1943 punoi këshilltar për çështje të monedhës pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë. U largue nga Banka në tetor të vitit 1944, pasi kundërshtoi planet gjermane për të nxjerrë një monedhë të re që do të varfëronte Shqipërinë.

Pas janarit 1945, si drejtor i Drejtorisë Qendrore të Bankës së Shtetit Shqiptar, kontribuoi për rimëkëmbjen e financave shqiptare; dha dorëheqjen në gusht 1946, pasi nuk u pajtua me vendimin e shtetit të atëhershëm për kursin e këmbimit lek/dinar jugosllav që dëmtonte ekonominë e vendit.Në maj 1947 Kutelin e arrestuan; e dënuan si “Armik i Popullit” me pesë vjet heqje lirie, pa asnjë akuzë konkrete, as si ekonomist, as si letrar dhe e dërguan në kampin-burg të Vloçishtit. U lirua “me falje” në prill 1949. Dosja e akuzës kundër tij është zhdukur. Pas këtij viti Kuteli punoi si përkthyes pranë Shtëpisë Botuese ‘Naim Frashëri”, dhe për një kohë të gjatë iu hoq e drejta e botimit. Letërsisë i kushtoi kohën që i mbetej nga puna e normuar e përkthimit. U nda nga jeta nga një infarkt më 4 maj 1967.

Ekonomist e prozator, poet e folklorist, publicist, përralltar e kritik letrar, Kuteli i la që në të gjallë kulturës dhe mendimit shqiptar mbi 10 botime letrare, si dhe 16 libra e broshura rumanisht kryesisht për ekonominë e financën, por gjithashtu botime folklorike dhe polemika. Ai ka lënë edhe artikuj të shumtë në këto fusha dhe përkthime me vlerë nga rusishtja, rumanishtja, frëngjishtja dhe italishtja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *