Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku

Është ndarë nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku. Prej disa ditësh, Shijaku ishte i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij.

“Me Hidhërim të thellë  ju njoftojmë për Humbjen nga kjo jete të Babait tonë Piktorit të Popullit Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku. I Lehtë të qofte dheu. I kushtove gjithë jetën Artit dhe Shqipërisë”, shkruan djali i tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *