Ndahen Beniada Nishani dhe vëllai i Arbër Hajdarit

Prej muajsh modelja Beniada Nishani, ka jetuar një romancë dashurie për të cilën nuk ka hezituar të flasë edhe pse nuk e ka bërë publik personin që i ka rrëmbyer zemrën.

Bëhet fjalë për Blerti Hajdarin, i cili identifikohet më shumë si vëllai i Arbër Hajdarit duke qenë se është më popullor për publikun.

Beniada dhe Blerti u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk ka zgjatur shumë. Duket se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai e mbylli karrierën si sportist për shkak të një dëmtimi.

Por në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën. Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *