Naftë kontrabandë në Durrës/ ‘Arrest me burg’ për kapitenin rus

Gjykata e Durrësit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg”, për kapitenin e anijes ruse. Kjo e fundit u kap me 22.500 ton naftë kontrabandë në port.

Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg”, për Alexy Smaznov, teksa avokati Artjon Beqiraj pretendoi masë më të lehtë sigurie, atë të “arrestit të shtëpisë”. Sipas avokatit, rusi Smaznov nuk ka asnjë indicie që të jetë përfshirë në kontrabandë.

47-vjeçari rus akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Operacioni i koduar “embargo” u zhvillua më 19 shkurt pas informacioneve se një anije me flamur Liberian do të fuste në tregun shqiptar naftë kontrabandë nga vendet e embargos. Por pavarësisht dokumentacionit të falsifikuar dhe provave të mbledhura hetuesit nuk arritën të arrestonin porositësit e ngarkesës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *