Zgjedhjet lokale/ Berisha: Nesër vendosim si do të regjistrohemi

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se të dielën do të merret vendimi për mënyrën e regjistrimit në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se ditën e nesërme do të zhvillohet një mbledhje me kandidatët dhe këshillin kombëtar.

Berisha: “U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin.

Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin. E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari.

Sot do mbledhim grupin e deputetëve, ndërsa nesër kandidatët dhe këshilli kombëtar. Kemi besim tek Gjykata Europiane sepse janë shkelur të gjitha parimet e drejtësisë në një vend anëtar të Këshillit të Europës. Për 14 majin propozim është kaoalicioni dhe me kandidatë të pavarur, që ka pasur pak mbështetës”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *