Mozzik shkon në Hagë: Djemtë që çliruan Kosovën, po rrinë në burg

Reperi Mozzik ndodhet në Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetet sociale. Arsyeja e vizitës ka qenë takimi me disa nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Shkrimi i tij i plotë:

Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes. Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme.

 

Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën, po rrinë në burg. Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme, e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së. Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë. Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.

Të fala keni të gjithë ! Zoti iu dhashtë shëndet e forcë ta mbroni këtë rrugëtim të lirisë të shtetit tonë Kosovë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *