Moti/ Vijojnë ende reshjet e shiut, temperaturat deri në 24°C

Ditën e sotme, do të kemi të pranishme vranësirat që do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë, kryesisht në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë momente të pakta me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim të dukshëm të motit në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *