Mot i paqëndrueshëm, si do variojnë temperaturat për nesër

Për ditën e merkurë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal, parashikohet të prekin fillimisht jugun e vendit. Gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton intensitet deri ne 10-15m/sek, më e theksuar përgjatë zonave bregdetare duke u pasuar nga nje valezim i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 8°C deri në 20°C

zonat e ulëta 10°C deri në 24°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *