Mos ndoshta Bora Zemani sapo konfirmoi rikthimin në “Për’Puthen”?

Bora Zemani i ka thënë “po” ftesës së Olsa Muhametit për t’u rikthyer sërish në “Për’puthen”. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja gjatë fjalës mbyllëse mbrëmjen e djeshme në spektaklin që aktualisht moderon “Dancing With The Stars”.

Teksa po iu linte takim shikuesve të premten e ardhshme sërish me programin e kërcimit, shtoi se se me të do të shiheshin të hënën. Kështu zgjodhi Bora Zemani të konfirmonte se do të jetë po ajo moderatorja e “Për’puthen”, pas largimit të Ori Nebijajt.

Tashmë është zyrtare që Ori Nebijaj zgjodhi mandatin e deputetes, duke lënë në mes rrugëtimin e saj si moderatore e Për’puthen.

Kujtojmë që më herët në një intervistë për “Top Arena”, Olsa u shpreh se sigurisht u gjend e papërgatitur në këtë situatë dhe akoma po shqyrtonte alternativat. Nga ana tjetër autorja e programit nuk e mohoi se dëshironte një rikthim të koleges dhe mikes së saj Bora Zemanit “në shtëpi”.

“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare.

Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës. Përgjigjia e saj ende nuk ka ardhur”-shprehej Olsa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *