“Beniada më pëlqente. Donaldi ishte shumë i mirë. Pardje e kam takuar pas skenave të ‘Dancing With the Stars’. Ishte me Borën, bënte bodigardin”, tha modelja me humor.

Jori tregoi dhe një emër tjetër të showbizz-it që e pëlqen. Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imeri për të cilin tha se do donte t’i këndonte çdo ditë. E pyetur nëse do merrte pjesë në Big Brother ajo tha se do ta vlerësonte.

“Unë ndoqa Beniadën dhe më bënte përshtypje kur gabonte emrin e Butrintit. Unë nuk e njihja, e gugëllova dhe thashë nuk është keq ky Butrinti. Nuk e njoh, por do ishte skenë e bukur. Do i thosha hajde më këndo me vrap çdo mëngjes”, tha ajo.