Mjeku shqiptar bën vaksinën AstraZeneca-s në Angli: Fitova shumë antitrupa

Mes debateve të shumta që kanë shpërthyer për vaksinën e AstraZeneca-s, pasi disa shtete e kanë ndaluar përdorimin e saj, mjeku shqiptar në Angli ka treguar eksperiencën e tij.

Mjeku shqiptar, Laidon Shapo, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, është shprehur se nuk ka pasur efekte negative nga kjo vaksinë, ku pasojat kanë qenë minimale, një dhimbje në vendin ku vaksina u injektua dhe dhimbje muskulare, që zgjatën shumë pak.

Ai ka rrëfyer se pasi ka bërë analizën e anti-trupave që kishte marrë nga kjo vaksinë, rezultoi që ishte e efektshme.

“Më erdhi radha, nuk është e njëjta lëvizje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, për shumë arsye. E bëra para 6 javësh me efekte minimale anësorë. Ditën e parë pak dhimbje kisha në vendin e injektimit, e cila iku brenda pak orësh. Kisha pak dhimbje muskulore edhe lodhje të përgjithshme dhe u mbyll me kaq u mbyll asnjë proces. AstraZeneca u fut në qarkullim këtu në fillim të janarit. Jo dozën e dytë e kam lënë për ta bërë pas 12 javësh. Sa më vonë intervalit të fundit të bëhet doza e dytë, aq më e efektshme është. Unë kam bërë testin serologjik pas 4 javësh dhe vura re që përgjigja e anti-trupave ishte goxha e mirë,”-u shpreh mjeku.

Vendi ynë ka marrë 38400 doza të vaksinës të AstraZeneca-s të cilat po përdoren për vaksinimin e mësuesve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *