Miss Albania: Vajzat bëjnë ndërhyrje, ndodhin gjëra të tmerrshme pas skenës

Ina Dajçi e shpallur “Miss Universe Albania” në gusht të vitit 2021 ka rrëfyer eksperiencën e saj në lidhje me sfidat që ka kaluar.

Ina për ‘Top Channel’ ka rrëfyer se eksperienca në fushën e bukurisë ka qenë e tmerrshme pasi sipas saj ndaj vajzave ushtrohet shumë presion dhe u kërkohet perfeksioni.

Sakaq thekson se ajo çfarë i intereson organizatorëve është që vajzave t’ju duken hiret dhe se jo zgjuarsia.

“Vajzat në konkursin në Miss Universe në Izrael ishin shumë të shqetësuara për pamjen e tyre. Disa ishin me plagë të freskëta të ndërhyrjeve. Atyre u ushtrohet një presion shumë i madh, për të qenë perfekte. Një nga eksperiencat e para, pasi fitova në Shqipëri. Një nga gjërat që na kërkuan në fillim ishte një video ku ti tregon si do ta përdorësh platformën e Miss Universe. Jam pjesë e një misioni humanitar në New York. Kisha bërë një video ku isha veshur me një kostum me motive shqiptare. Kostumi im ishte i mbyllur dhe në momentin që ua tregova këtë video, një nga organizatorët më tha je shumë e zgjuar, por je shumë e mbyllur në videon tënde, nuk po na tregon asgjë. U thash që nuk jam konservatore por në momentin që po flet për kriza humanitare, nuk mund të vishesh ndryshe. E gjitha që shihet atje është sa do të tregojë një vajzë nga hiret e saj. Mbaj mend që u ndjeva shumë keq”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *