Miqësia e ngushtë e Beatrix dhe Dj Dagz është për t’u patur ‘zili’

Beatrix Ramosaj vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes. Jo vetëm kaq por ajo vazhdon të ketë miqësi të ngushtë me disa ish-konkurentë të Big Brother.

Së fundmi, ajo dhe Dj Dagz kanë publikuar disa foto mjaft të bukura në Instagram, ku dyshja shihet që gëzojnë një raport të ngushtë miqësor.

Më herët, Beatrix reagoi pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ku thuhej se do të bëhej pjesë e kastit të ‘Dance Albania’.

Në një postim në InstaStory më herët, Beatrix falënderoi të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaroi se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehni çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Ju dua! Beatrix”,– thuhet në postimin e plotë të Beatrix.

Kujtojmë që pas daljes nga BBV, Trixa u përball me një sërë komentesh pozitive por edhe negative. Ajo madje reagoi disa herë për komentet por tashmë ajo po shijon jetesën e saj si dhe po punon për projekte të reja muzikore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *