Ramës nuk i ‘del e keqja’: Ai që bën grevë urie për rroga s’mund të quhet pedagog

Kryeministri Edi Rama duket se nuk i ka ‘dalë e keqja’ me pedagogët pas paralajmërimit të këtyre të fundit për grevë urie, për shkak të mos rritjes së pagave.

Gjatë fjalës së tij në inagrumin e një shkolle, Rama tha se grevë urie për paga bëjnë vetëm njerëzit, pa fe, pa flamur, pa din e pa iman. Më tej ai nu ki ka ndalur sulmet për kreun e Sindikatës Sandër Kovaçin të cilin e quajti një “SHIK-s që urdhrat i merr nga folrtorja e baltës”.

“Grevë urie për rroga bëjnë njerëzit pa fe, pa flamur, pa din e pa iman. Grevë urie për rroga nuk bëjnë prindërit e këtyre të cilët me siguri shumica i kanë të ardhurat më pak se SHIK-si që urdhrat i nmerr nga folrtorja e baltës, por nuk bën grevë urie. Është institucion i lartë për të cilin luftohet pë të drejta themelore, aq më tepër në këto kushte rritjen më të madhe për rroga e kanë pasur pegadogët, nuk iu është rritur rroga 15% mësuesve, që janë bashkë me fëmijët këtu, edhe pse kanë punë më të vështirë se shumë prej atyre që mbajnë emrin e pedagogët, Si mundet një misionar i arimit të deklarohet publikisht se nuk ia vlen të jesh pedagogë. Ai s’mund të jetë më pedagoëg, për është automonia jo e drejta jonë tu tregojmë vendin. Shumica e pedagogëve nuk janë këta, nëse do ishin shumica si këta do ishim në alarm, më të madh se inflacioni i luftës. SHIK-si do të futet në grevë urie për ti shërbyer atyre të rublave ruse dhe jo atdheut. Më vjen mirë që ne sot jemi sot mund tu themi 3 fëmijëve të Klodian Tonushit që janë fëmijë të kësaj republike dhe se deri në fund të rrugëtimit të tyre para se të dalin në jetë, do jenë të mbështetur financiarisht nga shteti dhe në aspektin financiar, paga e babait do të vijë në shtëpi, jo një pagë e vetme, por më shumë për të 3 ata që nëna e tyre të mos ketë stres dhe të ardhurat për shkollimin e tyre të jenë të ardhurat që babai i tyre do të donte të kishte”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *