Pronari i Mançester Sitit ka zbarkuar në Brazil për të blerë një klub historik.

Sipas asaj që raporton “Rete Globo”, në muajin gusht do të njoftohet se “City Group” do të jetë aksioner kryesor i Bahias, një klub aktualisht në vendin e tretë, në Serinë B braziliane.

Bahia do të jetë klubi i 12-të ku Mansur do të bëhet aksioner.

Tani për tani ai zotëron 11 ekipe futbolli, Mançester Siti, Jokohama Marinos në Japoni, Nju Jork Jork Siti në MLS në SHBA, Melburn Siti në Australi, Girona e sapongjitur në La Liga, Montevideo Sity në Uruguaj, Siçuan Jiuniu në Superligën kineze, Mumbai Siti në Indi, Trua në Francë, Lomel në Belgjikë dhe Palermo në Serinë B italiane.

Përveç kësaj, ka një marrëdhënie partneriteti me Bolivar, ku përfshihet një nga anëtarët e “City Group”, pikërisht Marselo Klaure, i cili është gjithashtu partner i David Beckham te Inter Miami.

Sa i përket Bahias, shpresa e sheikut Mansur është që skuadra të rikthehet sa më shpejt në elitë.