Ministrja egjiptiane në Tiranë, Margariti: Diskutuam për bashkëpunimin kulturor

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është takuar me homologen e saj, Nevin El Kilany.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan ministrja egjiptiane do të jetë pjesë në javën e Kulturës Egjiptiane.

Sakaq shton se kjo javë do t’i shërbejë të dy vendeve për  të njohur njëri-tjetrin nga Tirana në Kajro.

Postimi i plotë:

?? Sot pata nderin të pres në Tiranë Ministren e Kulturës së Egjiptitوزارة الثقافة المصرية, znj. Nevin El Kilany , që pranoi ftesën tonë për të qenë e pranishme në hapjen e Javës së Kulturës Egjiptiane.

?️ Në takimin që patëm diskutuam rreth bashkëpunimit #kulturor mes dy vendeve tona, duke e shtrirë që nga opera e baleti, te muzeologjia, artet pamore e edukimi i të rinjve.

Java e Kulturës Egjiptiane është një rast i mirë për të njohur njëri-tjetrin nga Tirana në Kajro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *