Mes Ilirit dhe Donaldit, kë zgjedh Monika Lubonja?

Monika Lubonja ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP” dhe sigurisht tregoi edhe se si e ka parë edicionin e dytë.

Si është kur del nga BBV për Monikën?

“Unë e kam përjetuar keq, ditët e para janë shokuese, ti nga një anë thua më mirë të rrija aty që ne ndërkohë mezi po prisnim që të dilnim sepse ishte e padurueshme më. Unë kam qëndruar 134 ditë dhe kur kam dalë kam thënë: “Wow paska qenë më mirë të rrija aty sesa të dilja jashtë”. Janë njerëzit, të gjithë opinionet e njerëzve. Ke një sulm që ti nuk e pret dhe ajo që më erdhi keq ishte se për mua nuk flisnin keq por më lidheshin me fansat e Ilirit, Donaldit, Beatriksës, Fifit. Ishte e para herë që nuk arrija dot t’jua shpegoja të gjithëve”,- tha Monika.

Çfarë mësoi Monika Lubonja nga kjo eksperiencë në “Big Brother VIP”?

“Unë kam qenë njëherë e shokuar komplet por e para është përshtatshmëria, sa mundet ne që të përshtatemi me njëri-tjetrin. Edhe tek Luizi e pashë që kishte një natyrë që përshtatej domethënë kush ka natyrën e përshtatshmërisë unë them që fiton. Po nuk e pate atë dhe je një natyrë e ftohtë, e tërhequr, që je me një kornizë që do t’i drejtohem vetëm filanit ose kësaj për mua fillon humbja. Është si një lloj shfaqje, të japin një tekst përpara dhe ti ke rolin tënd dhe personazhet e tjerë. Përpara se të fillosh fjalinë duhet të njohësh karakteret”,- u shpreh ish-banorja.

Më i mirë Luizi apo Iliri?

“Unë them të dy”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *