Mediat italiane shpallën të vdekur/ Reagon Kledi Kadiu

Kledi Kadiu dy ditët e fundit është përballur me lajmin që qarkulloi në mediat italiane se ka ndërruar jetë. Ky i fundit është detyruar të reagojë në rrjetet sociale edhe të mohojë lajmet.

Balerini i njohur i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”.

“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, shkruan fillimisht Kledi Kadiu.

Më vonë balerini i njohur ka postuar disa video po në “Instastory”, ku qetëson të gjithë ndjekësit dhe miqtë e tij që është shumë mirë.

“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzi, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.

Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet Kledi Kadiu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *