‘Më në fund është këtu…’/ Aktorja e njohur bëhet nënë, por nuk harron as humorin

Shtatzënia e saj ishte bërë objekt lajmesh më herët, por sot pritja e ëmbël ka marrë fund edhe për Eliona Pitarkën. Ajo më në fund është bërë nënë e një vajze dhe lajmin e ka postuar në profilin e saj në Instagram.

Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, Eliona ka qenë e pranishme çdo të shtunë në “Klanifornia”, por edhe aktive në profilin e saj duke ndarë me fansat ndjesitë e pritjes së ëmbël.

Untitled 18

Vogëlushja që sapo ka ardhur në jetë ka qenë e mezipritur nga Eliona dhe partneri i saj. “Më në fund është këtu”, – shkruan aktorja pas fotos së parë të bebushes, emrin e së cilës ende nuk e ka bërë publik.

Ndërkohë, të gjithë janë bërë kuriozë se çfarë emri i ka vendosur bebit Eliona dhe mezi po presin ta mësojnë. Gjithçka ngelet për në orët në vijim.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *