‘Mbreti i financave’ Bajram Muça, kërkon mbrojtje nga mbretëria e tallavasë mediatike

Prej gati 20 ditësh në “Priza.al” po botohen dëshmi, fakte dhe prova tronditëse mbi një skemë të mirëfilltë piramidale dhe pastrimi parash, të ngritur dhe mirrëstrukturuar nga “Fondi Besa”, në bashkëpunim edhe me disa banka të nivelit të dytë në vend.

Po prej kaq ditësh, “Priza.al” ka pritur reagimet zyrtare por qoftë edhe përgënjeshtrimet në media nga “Fondi Besa” në lidhje me këtë skandal, si dhe Prokurorinë e Tiranës që të nisë hetim kryesisht, duke u vënë ne në dispozicion të gjithë morinë e fakteve që kemi.

Por pikërisht atëherë kur “Fondi Besa” duhet të dilte dhe të hidhte zyrtarisht dritë mbi “akuzat” që po bëhen ndaj këtij institucioni “mbretëror” të mikrofinancave, vet “Fondi” ka nisur një fushatë diversioni me gazetarë të paguar apo portale mikroskopike, që t’i bëjnë jehonë punës së tij.

“Priza.al” prej gati 20 ditësh që ka nisur publikimin e këtij superskandali mbase në përmasa pak më të vogla se firmat piramidale të vitit 1997, është gjendur në një “breshëri” akuzash, shantazhesh dhe kërcënimesh.

Megjithatë aq na bën! Prisnim nga pronari i “Fondit Besa”, Bajram Muça, që ai të mohonte të gjitha akuzat tona me anë të kundërprovave të çuara në gjykatë.

Por ky nuk është rasti i parë kur “Fondi Besa” denoncohet fillimisht në media dhe pastaj plasin skandalet edhe me organet e drejtësisë, pasi nga brenda këtij institucioni prej vitesh është ngritur dhe organizuar një skemë e vërtetë mashtrimi.

“Fondi Besa” i fshihet drejtësisë

Prej pak ditësh ndaj noterëve që bashkëpunonin dhe mbanin në këmbë me sajime dhe falsifikime dokumentacionin e “Fondit Besa”, Ministria e Drejtësisë dhe Urdhri i Noterëve, kanë ngritur një hetim, nisur pikërisht nga denoncimet e bëra në “Priza.al”.

Ndërkohë burime nga Prokuroria e Tiranës dhe nga strukturat e Krimi Ekonomik, i kanë deklaruar “Priza.al” se janë grumbulluar faktet e nevojshme për nisjen e një hetimi ndaj “Fondit Besa” dhe zyrtarëve të tij.

Ndërkohë që prej muajit shkurt 2021, “Priza.al” nisi me botimin e denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm që pa dijeninë e tyre kishin rënë pre e një rrjeti mashtrues në shumë qytete të vendit, nga sekserët e “Fondit Besa”.

Edhe sikur rrjeti i disa sekserëve apo personave mashtrues, të ishte bërë me qëllim viktimizimin apo zhvatjen e “Fondit Besa”, faktet që erdhën dhe iu referuan më pas “Priza.al”, zbuluan një skemë të pastër mashtrimi që zinte fill nga brenda Fondit, dhe nuk ishte punë e thjeshtë disa mashtruesve.

Shumë zyrtarë të lartë dhe drejtues të “Fondit Besa” janë përfshirë me dashje dhe dijeni në plotë, me qëllim përfitimi në këtë skemë të mirëorganizuar mashtrimi.

Më pas faktet treguan edhe skemën e bashkëpunimit dhe ndarjes së përfitimeve midis drejtuesve të “Fondit Besa” dhe personave me pozita drejtuese brenda disa bankave tregtare të nivelit të dytë në vend.

Kështu ajo që në fillim dukej si një skemë ngatërrimi me kreditë, apo e një vjedhjeje të vogël të disa individëve, në fakt është që plan i mirëorganizuar për pastrim parash dhe përfitime të mëdha vlera e të cilave kap dhjetëra miliona euro dhe shtrihet në një numër të madh viktimash të kësaj skeme rreth 5000 individë, në të gjithë Shqipërinë.

Fiks për këtë, “Fondi Besa” dhe pronari i tij Bashkim Muça, kanë zgjedhur që të fusin kokën në rërë për t’ju fshehur hetimeve të Prokurorisë, por dhe kanë zgjedhur gabimisht që të sulmojnë dhe intimidojnë stafin e “Priza.al” duke i ndërsyer kolegë dhe media që paguhen.

Sulmi ndaj “Priza.al”

Në një kohë kur investigimi i “Priza.al” për skemën mashtruese të “Fondit Besa” gjeti jehonë dhe u mbështet nga shumë media të pavarura që nisën publikimin e fakteve, një portal “Faktoje.al” i një individi me të shkuar të errët si ish-spiun dhe informator kundër gazetarëve, dhe në shërbim të forcave politike, filloi të hedh baltë mbi punën e një stafi të tërë.

Sulmet e inskenuara nga Facebook-u dhe portale të paguara, gjithsesi nuk e mbrojnë dot as “Fondin Besa” dhe as pronarin e tij Bajram Muça.

Mbrojtjen e vetme Bajram Muçës, do t’ja japë vetëm avokati i tij mbrojtës në sallën e gjyqit, kur ai bashkë me kupolën drejtuese të Foncacionit të tij, do të dalin para drejtësisë për të dhënë llogari për skemën e mashtrimit që ka përfshirë mijëra qytetarë shqiptarë të painformuar.

Por meqë pronari i “Fondit Besa”, Bajram Muça, ka zgjedhur që të na godasë dhe të na intimidojë me palogazetarë që përdorin si armë Facebook-un dhe portalet individuale me pagesë, “Priza.al” po ja shkurton mundimin atij.

Ne kemi zgjedhur që ta padisim vetë të parët në Prokurorinë e Tiranës dhe në “SPAK”, Bajram Muçën dhe “Fondin Besa” në lidhje me këtë skemë piramidale, mashtruese dhe të pastrimit të parave që kanë ngritur prej vitesh ai dhe drejtuesit e Fondacionit të tij në bashkëpunim me sekserë dhe punonjës bankash private.

Vijon…./Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *