INVESTIGIM XVIII- Skandali i ‘Fondit Besa’/ ‘Mbreti’ i financave, Bajram Muça, fut ‘BKT’-në brenda skemës së mashtrimit

Në investigimet e këtyre ditëve që “Priza.al” ka publikuar në lidhje me skemën e mashtrimit të klientëve në “Fondin Besa”, thuajse në të gjithë shkrimet del edhe përfshirja e degëve të BKT-së.

Shumë prej klientëve që kanë ranë viktima të kësaj skeme i kanë hapur llogaritë e tyre në degët e BKT-së, po ashtu aty kanë dhënë të dhënat e tyre personale, dhe po aty bëheshin edhe pjesa më e madhe e transaksioneve në kash të “Fondit Besa”.

Kjo gjë në pamje të parë mund të duket normale dhe pa kurrfarë dyshimi për një skemë mashtrimi në bashkëpunim, por nga informacionet që “Priza.al” ka siguruar nga burime konfidenciale brenda “Fondit Besa”, gjërat paraqiten ndryshe.

Kështu sipas burimeve, jo vetëm kreditë që u jepeshin klientëve dhe pagesat e kësteve nga këta të fundit bëheshin në degët e BKT-së, por edhe pagat dhe bonuset mujore të secilit oficer kredie merreshin në BKT.

“Jo vetëm pagat dhe bonuset tona mujore, por të gjitha transaksionet dhe madje edhe mbulimet financiare që ne i bënim deficiteve mujore të portofolit të kredive të secilit, i kalonim me urdhër nga BKT”,- deklaroi burimi nga “Fondi Besa” për “Priza.al”.

Burimi ka vijuar më tej duke thënë se: “Në momentin që klienti nuk kishte mundësi pagese dhe prishej rezultati i Fondit, pagesat bëheshin në pikat e BKT-së në Portin e Durrësit dhe lëvizej me datë valute. Pra bëheshin listat nga oficerët dhe Qendra e ‘Fondit Besa’ lidhej me punonjësin e degës së Durrësit, Henri Kuçi, dhe ky i fundit lidhej me pikën e BKT-së, që ishte në port pasi vetëm ajo degë mund të punonte ‘datë valutën’ si ma doje, pasi dhe BKT nuk ishte siç janë aktualisht bankat në përgjithësi”.

Pra në këtë pikë shihet qartë se mes “Fondit Besa” (si klient VIP) dhe BKT-së, kishte një marrëveshje të posaçme për kryerje trasaksionesh në favor të palëve, ku fitimi për çdo allishverish ndahej sipas përqindjes.

INVESTIGIM VIII/ Skandali i 'Fondit Besa'. Dëshmia ekskluzive e viktimës  zbulon të tjerë sekserë - Priza.al

Si procedonte “Fondi Besa” me BKT-në

Sipas të gjitha informacioneve, na del qartë se mes BKT-së dhe “Fondit Besa” ishte lidhur një bashkëpunim i hershëm me qëllim fitimin e ndërsjelltë, edhe kur ai ishte në shkelje me ligjin, ose bëhej në kurriz të klientëve.

“Duke bashkëpunuar për klientë dhe për borxhe të ndërsjellta, portofoli i ‘Fondit Besa’ nga viti në vit rritej si në numër dhe vlerë. Problematika fillonte kur oficeri i kredisë, përgjegjësi i zyrës apo drejtori i degës nuk kishte mundësi për të mbajtur një portofol të mirë dhe detyrohej ose të merrte borxh, ose të bënte kredi në emër të miqve të tij, si e si të mbante portofolin siç ja kërkonin shefat dhe bordi i ‘Fondit Besa’”,- deklaroi burimi.

Këtu filloi dhe gropa nga oficerët e kredisë deri tek drejtorët e degëve, sepse ata këto kredi i merrnin në më të shumtën e rasteve te BKT për të mbyllur kreditë brenda për brenda “Fondit Besa”.

“Kjo lloj skeme filloi të përhapej me një shpejtësi marramendëse pothuajse në të gjitha degët e Tiranës të Fondit, por edhe në rang vendi. BKT deri në vitin 2010, si fillim kur bëhej arkëtimi nuk kërkonte emrin se kush e bënte pagesën për klientët e Fondit, kjo me anë të një marrëveshje.

Më e bukura ishte se ‘Fondi Besa’ në atë periudhë nuk funksiononte me numër llogarie, por me çek bankar vetëm të  BKT-së, për çdo klient. Ndërsa arkëtimet bëheshin vetëm në pikat e BKT-së. Pra portofoli i ‘Fondit Besa’ rritej  pozitivisht në kurriz të oficerëve, përgjegjësit të zyrës dhe drejtorit të degës”,- deklaron burimi për “Priza.al”.

DËNOHET BANKA KOMBËTARE TREGTARE, DYSHOHET PËR PASTRIM PARASHË –  FerizajPress

BKT-ja, “një sy qorr” për “Fondin Besa”

Në pamje të parë të duket sikur të gjitha abuzimet dhe mashtrimet me kreditë brenda “Fondit Besa” janë bërë nga një grup oficerësh kredish dhe drejtorë degësh në bashkëpunim me sekserë të caktuar… por jo!

“Fondi Besa” nga punonjësi më i thjeshtë deri tek presidenti Bajram Muça, ishin në dijeni të skemës që ishe ngritur për të pasur një portofol sa më të lartë kredidhënieje dhe një fitim të mirë.

Por po ashtu, me këtë skemë drejtuesit më të lartë të fondit kanë siguruar fitime marramendëse, pasi sasia e parave që dilte në formë kredish në emër të klientëve “të vobektë” dhe të painformuar, nga sekserët që hynin e dilnin lirshëm edhe në degët e BKT-së, shkonte dhe mbyllej në llogaritë e tyre sekrete.

Burimet nga “Fondi Besa” i thanë “Priza.al” se, ndër kohë që bordi drejtues i Fondit u paraqiste raporte impresionuese aksionerëve dhe donatorëve të huaj, për zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e portofolit, nga sasia e parave zhdukeshin nëpërmjet kredive të dhëna, sasi kash-i që ose dilnin nga vetë arkat e Fondit, por edhe nga degët e BKT-së, po në emër të institucionit mikrofinanciar.

Brenda BKT-së ndërkohë, siguroheshin fitime të majme si në rrugë ligjore nga transaksionte zyrtare me “Fondin Besa”, por edhe nëpërmjet bashkëpunimeve sekrete mes sekserëve të Fondit, punonjësve të degëve të BKT-së, dhe pjesës së drejtuesve të Fondit.

Këtë e dëshmojnë faktet që kanë sjellë vetë viktimat e kredive, të cilët kanë pohuar për “Priza.al” se në degët e BKT-së u hapeshin llogaritë edhe në 9 të darkës, e po aty ata tërhiqnin në disa raste pagesat e kredive që ua kalonin pastaj duke menduar se, ishin para të ardhura nga jashtë sekserëve që i kishin futur në skemën e mashtrimit.

Vijon…… /Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *