Drejtues i suksesshëm në disa qytete, Ermal Muçaj drejtori i Policisë Vlorë kalon Vettingun!

Vettingu është një ndër proceset më të rëndësishme për Policinë e Shtetit, ku vërteton ndershmërinë e uniformave blu. Ermal Muçaj,  drejtor i Vlorës ka kaluar me sukses këtë proces, duke u kryer në detyrë.

Ky proces u shqyrtua nga trupa që përbëhej nga kryesuesi: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatore dhe Suela Bulku, anëtare. Edhe pse deri verën e kaluar, qyteti bregdetar listohej në “hartën e zezë” të krimit, sot Vlorë sigon që sezoni do të kalohet është i qetë në lidhje me sigurinë e qytetarëve dhe pushuesve.

Kjo falë edhe punës nga drejtori Muçaj, i cili rezultoi i pastër në të tre shtyllat e vettingut: për pasurinë, kontrollin e figurave dhe aftësive profesionale. Muçaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Qarkut Vlorë rreth një vit e gjysmë më parë, ku vetëm në pak muaj, Vlora shumë herë pa asnjë atentat dhe persona të vrarë duke dalë kështu nga “harta e zezë” e krimit.

Një dorë vendimtare ka dhënë edhe drejtori i Muçaj por edhe angazhimi i forcave të tjera të rendit.

Muçaj ka qenë më herët zëvendësdrejtor i policisë së Korçës i cili megaoperacionin me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar në total, që merreshin me trafikun droge./priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *