Mbërrin në portin e Durrësit anija e parë nga Ukraina me 6 mijë ton grurë

Anija “Jaohar Ranim” e nisur nga Ukraina me 6 mijë ton grurë ka mbërritur në portin e Durrësit.

Mësohet se anija do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit, si dhe gruri ka mbërritur për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri. Anija është nisur nga Ukraina prej datës 28 korrik, ku pritet që të shpërndahen në të gjithë globin edhe disa tonelata grurë të bllokuara. Kjo pasi bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *