WhatsApp vjen me risi: Njihuni me funksionet e reja të aplikacionit

Rrjeti WhatsApp pritet të vijë me risi të reja së shpejti.

WhatsApp do t’ju mundësojë që ju të fshihni statusin ‘online’ si edhe mundësinë për të dalë nga grupet e WhatsApp pa e vënë re personat e tjerë që janë në grup.Risi tjetër do të jetë mundësia për të fshehur informacionin e herës së fundit që kenë qenë online në WhatsApp me disa kontakte specifike.

Ky opsion i ri ju lejon që të vendosni se me cilat prej kontakteve dëshironi të fshihni statusin online dhe me cilët jo.

Ju mund t’i ndërroni kur të dëshironi dhe në çdo kohë kontaktet që doni t’iu fshihni statusin online.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *