Mbërrijnë 7020 doza të tjera të Pfizer, Rama: Presim të vijnë doza të Astrazeneca, Sinovac e Sputnik

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dozat e reja të vaksinës Pfizer. Kryeministri Rama thekson se pritet që të mbërrijnë doza të tjera nga Pfizer, Astrazeneca, Sinovac dhe Sputnik. Ai tha se shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë.

Mesazhi i Edi Ramës:

7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund?

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike?

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë???

May be an image of airplane

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *