Marrëveshja e borxhit, Biden: S’morëm ça deshëm, por shamngu krizën ekonomike

Presidenti amerikan Joe Biden deklaron se marrëveshja e kufirit të borxhit që arriti me republikanët ishte thelbësore për të shmangur një krizë ekonomike dhe se ajo ruajti arritjet thelbësore të mandatit të tij të parë.

“Askush nuk mori gjithçka që donte, por populli amerikan mori atë që i duhej. Ne shmangëm një krizë ekonomike dhe një kolaps ekonomik”, tha Biden në një fjalim kombëtar nga Zyra Ovale, sipas fragmenteve të publikuara nga Shtëpia e Bardhë.

Marrëveshja shmangi falimentimin e parë të borxhit të vendit, i cili do të kishte pasoja katastrofike për SHBA-në dhe ekonomitë globale, shkruajnë mediat e huaja. Biden pritet që sot të nënshkruajë projektligjin, të cilin Senati e miratoi vonë të enjten pasi Dhoma e miratoi atë një ditë më parë. Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen deklaroi se më herët se SHBA-së do t’i mbarojë paratë e gatshme për të paguar faturat e saj deri më 5 qershor, nëse Kongresi nuk e ngrinte ose pezullonte kufirin e huamarrjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *