“Marre…”/ Qytetarët e Prishtinës ndezën qirinj pas vrasjeve në Serbi, Arbenita reagon e revoltuar

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka reaguar e revoltuar për sjelljen e qytetarëve në Kosovë pas masakrës me disa të vrarë në Serbi. Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një shkrim, që tregonte se në Prishtinë ishin ndezur qirinj për të përkujtuar të vrarët.

Teksa poston foto të vuajtjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, Arbenita shkruan se sjellja e tyre është për të ardhur turp.

‘Marre, marre, marre. E keni knaq popullin tonë, gratë shqiptare, edukimin e fëmijëve shqiptarë dhe kjo u ka ngelur”,- shkruan Arbenita.

Mesa duket modelja nuk ul gjakrat me shtetin serb, as në një moment të tillë të vështirë të atij shteti që po përballet me humbjen e 17 personave, kryesisht të rinjve e të miturve.

Kujtojmë se në Serbi brenda 48 orëve janë vrarë 17 persona e janë plagosur mbi 20 të tjerë, pasi dy persona qëlluan me armë zjarri në ditë të ndryshme brenda shkollave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *