Mariza Ikonomi hedh poshtë zërat për fotografitë me Luizin: S’kemi qenë asnjëherë të lidhur

Mariza Ikonomi ka sqaruar fotografitë që kanë qarkulluar në rrjet me Luiz Ejllin, banori i Big Brother VIP që ka ‘pushtuar’ faqet rozë.

Këngëtarët janë përfolur se kanë qenë në histori dashuri, por Mariza ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke sqaruar se si qëndron e vërteta.

“Sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.

S’kemi pasur asnjëherë lidhje. Luizi është një djalë shume i mire, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë”, tha Ikonomi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *