Lokalet në Elbasan/ Qytetari: Unë kam qenë gjithmonë majtas, por Boçi duhet votuar

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit ka publikuar në rrjete sociale fjalimin e një qytetari, i cili shprehet se Gentjan Llatja i Partisë Socialiste po bën një fushatë me mashtrime dhe gënjeshtra, ndërsa Damian Gjiknuri po përçan qytetarët.

Qytetari tha se ai ka votuar gjithnjë majtas, por kurrë nuk ka votuar partinë, por njeriun,  teksa bëri thirrje që më 14 maj të votohet Luçiano Boçi pasi ai është njeriu i duhur.

“Unë sfidoj Gentjan Llatjan në këtë fushate që ai po bën për mashtrime dhe gënjeshtra të papara ndonjëherë.

Sfidoj Damian Gjiknuirin, si një njeriu, jo mashtrues, por përçarës i këtij populli që kërkon ti ndajë shqiptarët në komunist dhe ballist. Po fitoj PS do ketë mbështetjen e qeverisë, po nuk fitoj PS nuk e ka mbështetjen e qeverisë. Po mirë mo zotëri, ai fëmijë 5,6,7 vjeç apo 10 vjeç do tia dijë për PS e PD?! Ai do të ushqehet, të mbathet të shkollohet, do ai që i ati është i PD apo i PS? Ai do të jetojë si gjithë të tjerët. Ti kryeministër je kryeministër i gjithë shqiptarëve apo vetëm i PS? Unë majtas kam qenë gjithmonë, por nuk kam votuar partinë, por njeriun dhe njeriu që duhet votuar është Luçiano Boçi” – tha qytetari në videon e shpërndarë nga Boçi.

“I jashtëzakonshëm ligjërimi i shkurtër por me shumë vlerë i këtij qytetari që zbërthen fushatën e turpshme të kundërshtarëve tanë në Elbasan. Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin” – shkruan Boçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *