13-vjeçarja me autizëm i bie pianos, mahnit mbretin Charles

Një pianiste e verbër 13-vjeçare me autizëm mahniti familjen mbretërore dhe fansat e tyre në Londër të dielën e kaluar në koncertin për nder të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla.

Ajo luajti Preludin e Bach në C Major në piano, e cila mahniti më shumë se 20,000 njerëz që u mblodhën në Windsor së bashku me Charles dhe Camilla dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Çifti i ri mbretëror ka mbetur pa fjalë nga performanca e 13-vjeçares Lucy Illingworth.

Talenti i 13-vjeçares ka qenë prej kohësh i njohur në Britani që kur ajo ishte fituesja e madhe e spektaklit të Channel 4 ‘The Piano’.

Lucy Illingworth është e verbër që nga lindja pasi ka lindur me tumore kancerogjene në sytë e saj, ka autizëm dhe nuk mund të flasë por talenti i saj në piano është i pamohueshëm, të cilin e demonstroi para mbi 20 mijë njerëzve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *