Lirohet nga qelia Kreshnik Farruku, pjesë e bandës që vrau Devi Kasmin

U arrestua me bujë në Spanjë, lirohet nga qelia Kreshnik Farruku, pjesë e bandës që vrau Devi Kasmin!

Kreshnik Faruku, i prangosuri me shumë bujë në Spanjë është liruar nga qelia ditën e sotme, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur që ta lërë atë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që pritej të ekstradohej drejt Italisë.

Seanca u zhvillua gjatë ditës së sotme dhe prokurori kërkoi që për të të caktohej masa ‘arrest me burg’ me afat 40 ditor, deri në ekstradimin drejt Italisë, por gjykata e Tiranës vendosi ndryshe.

Farruku është lejuar që të qëndrojë në Manzë të Durrësit dhe sipas rregullave nuk mund të largohet nga shtëpia. Çështja ndaj tij është dërguar në Gjykatën e Apelit.

Kush është Kreshnik Farruku?

Aktiviteti kriminal i Farrukut nis në Shqipëri, me përplasjen e përgjakshme të fisit Farruku në Manëz të Durrësit dhe fisit Kërtalla në Shijak. Gjatë pesë viteve këto fise kanë pasur përplasje të shumta, në Tiranë, Durrës dhe Holandë, por prokurorët shqiptarë asnjëherë nuk kanë arritur të provojnë implikimin direkt të tyre në vrasje apo atentate, ndërsa kanë dyshuar se ata kanë përdorur vrasës me pagesë.

Vetë Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të gruas së tij, Bodlla, i ka shpëtuar disa herë atentateve, i fundit ishte ai i vitit 2015 në zonë e “Don Bosco” në Tiranë, ku mbeti e plagosur rastësisht një kalimtare.

Atentat i është bërë edhe vëllait të tij Roland Farrukut, ndërsa në Shqipëri, prokuroria i ka sekuestuar Farrukut rreth 1 milion euro pasuri të dyshuar se ishte vënë përmes aktivitetit kriminal

Në maj 2010, Farruku u arrestua së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë me 20 kg kokainë që po përpiqej ta trafikonte në Itali me makinë. Pas prangosjes së tij, ishte vëllai më i vogël, Erniu, që mori udhëheqjen e grupit, por u arrestua dy vjet më vonë në vitin 2012. Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu ndërkohë që vijoi që të merrej me trafikun e drogës

Por në maj të 2019 ai u arrestua në Spanjë!  Policia spanjolle e arrestoi në hotel së bashku me vëllain e tij dhe një anëtar tjetër të fisit.. Por autoritetet spanjolle po e hetonin Farrukun që prej vitit 2007, kur gjatë një vale grabitjesh me dhunë mbeti i vrarë në vilën e tij biznesmeni spanjoll José Luis Moreno.

Policia dyshoi se vrasja ishte kryer nga grupi i Farrukut, por nuk arriti ta provonte. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *