Liqeni i Ohrit, 20 cm nën kuotë! Shkak, hapja e portave të Drinit të Zi

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit ka zbritur nën minimumin e tij kritik. Të paktën 20 cm nën kuotë minimale është deri tani, ndërkohë që shkak për këtë është bërë hapja e portave të Drinit të Zi nga Maqedonia e Veriut.

Një fenomen që ndodh çdo vit pavarësisht ekzistencës së një marrëveshje të përbashkët mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për menaxhimin e këtij liqeni ende nuk ka një zgjidhje nga autoritetet, ndërkohë që këtu rrezikohet një pasur e UNESCO.

Resurset ujore përdoren nga Maqedonia e Veriut për prodhimin e energjisë duke ndikuar edhe në prishjen e ekosistemit çka sipas ekspertëve është shqetësimi kryesore që mund të rrezikojë edhe statusin e UNESCO.

Dy vite me parë pjesa shqiptare e Liqenit te Ohrit dhe peizazhi i mbrojtur natyror u përfshinë në listën e Trashëgimisë Botërore por mes faktorëve te shumtë qe dëmtojnë këtë pasuri dhe që kërkojnë një menaxhim te mirë nga instancat kriza energjetike dhe shfrytëzimi i tij ne funksion te prodhimit te energjisë është një kërcënim i shtuar.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *